Qeveria, marrëveshje me Caritasin për ndihmë ndaj viktimave të trafikimit

13/07/2015 00:00

Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe Caritasi shqiptar firmosën një marrëveshje bashkëpunimi për ndihmën ndaj viktimave të trafikimit.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Elona Gjebrea, zv. ministre e Brendshme, Haki Çako, drejtor i Policisë së Shtetit dhe Albert Nikolla, drejtor kombëtar i Caritas-Albania.

Kjo marrëveshje ka si qëllim forcimin e kapaciteteve të strukturave policore dhe përmirësimin e sistemit të mbrojtjes së viktimave apo viktimave të mundshme të trafikimit në Shqipëri, në pikën kufitare të Muriqanit dhe Portin e Durrësit, me paketa të ndihmës emergjente.

Marrëveshja shtrihet në dy vitet në vijim dhe synon bashkëpunimin e mëtejshëm në fuqizimin e kapaciteteve të Policisë shqiptare në të gjitha nivelet përmes trajnimeve, përmirësimin e kushteve të dhomës së intervistimit dhe akomodimit për viktimat e mundshme të trafikimit në pikat kufitare.

Top Channel