Momenti shokues kur peshëngritësja humb ndjenjat gjatë ngritjes së shtangës

13/07/2015 00:00

Një peshëngritëse nga Venezuela humbi ndjenjat në momentin kur po përpiqej të ngrinte 106 kg në shtytje, gjatë Lojërave Pan-Amerikane, që po zhvillohen në Ontario të Kanadasë.

20-vjeçarja Genesis Rodriguez Gomez e ngriti shtangën mbi shpatulla, por kur duhej t’i jepte shtytjen e fundit për ta ngritur sipër kokës, u rrëzua në tokë pa ndjenja dhe shtanga i ra sipër, por pa e dëmtuar.

Ajo e mori veten shumë shpejt dhe u paraqit në pedanë sërish, duke kaluar me sukses dy provat e mbetura dhe duke fituar medaljen e argjendtë.

Top Channel