2-vjeçarja që përqafon dhe përkëdhel pitonin gjigant

13/07/2015 00:00

Ai është një nga grabitqarët më vdekjeprurës në botë dhe mund të gëlltisë lehtësisht një fëmijë të vogël, por vogëlushja Alisha-Mae nuk ka fare frikë nga pitoni 4 metra i gjatë, që mbështillet rreth saj.

2-vjeçarja e përqafon dhe e përkëdhel gjarprin gjigant, ndërsa prindërit e saj duket të jenë shumë të lumtur për këtë.

Pitoni, i cili i mbyt viktimat e tij deri në vdekje përpara se t’i gllabërojë, është si një pjesëtar i familjes për Rob Cowan dhe të fejuarën e tij, Stacey.

Në të vërtetë, çifti anglez ka 19 gjarpërinj, nga të cilët pitoni gjigant, i quajtur Austin është më i madhi. Dhe pikërisht me pitonin, vajza dy-vjeçare ka një lidhje të veçantë. E çuditshme, apo jo?!

FOTO GALERI
1/3

Top Channel