Operacioni “Shkretë 2015”, asgjësohen 5130 rrënjë bimë narkotike

13/07/2015 00:00

5130 rrënjë bimë narkotike janë sekuestruar dhe asgjësuar nga policia e Krujës, në vijim të operacionit “Shkretë 2015”. Gjatë kontrollit të kryer në fshatin Shkretë janë gjetur 99 parcela të mbjella me kanabis sativa.

Ato u asgjësuan në vend me anë të djegies, ndërsa një pjesë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia e Krujës tha se po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të lëndës narkotike.

Top Channel