Turi i Francës, Ivan Basso me tumor; tërhiqet nga gara

13/07/2015 00:00

Çiklisti italian i ekipit Saxo-Tinkoff ka deklaruar tërheqjen nga Turi i Francës, pasi është diagnostikuar me tumor në testikuj, pas rrëzimit që pësoi në etapën e pestë të turit.

“Sot do të kthehem në Milano ku do t’i nënshtrohem një operacioni të menjëhershëm”, ka thënë çiklisti, menjëherë pas marrjes së lajmit të keq.

“Isha rrëzuar edhe herë të tjera nga biçikleta në të njëjtën mënyrë si në etapën e pestë të turit, por këtë herë pata shqetësime edhe në ditët në vazhdim. Pas kontrolleve që bëra të hënën në mëngjes, një urolog konstatoi praninë e qelizave të tumorit”, është shprehur Ivan Basso.

Basso është 27-vjeç, pjesë e ekipit Saxo-Tinkoff dhe ka fituar dy etapa në të kaluarën në Turin e Francës.

Top Channel