KLSH: Të anulohet kontrata e parkingjeve me pagesë në rrugët e Vlorës

13/07/2015 00:00

Kontrolli i Lartë i Shtetit propozon anulimin e kontratave koncesionare për parkingjet me pagesë në rrugët e qytetit të Vlorës.

Sipas raportit të KLSH-së, kontratat favorizojnë sipërmarrësin privat në kurriz të buxhetit të Bashkisë së Vlorës, e cila, po sipas këtij institucioni, humbet mbi 184 milionë lekë nga ky koncesion.

“Kontratat koncesionare për parkimin me pagesë në rrugët e qytetit të Vlorës duhen anuluar. Nëse zbatohet kontrata koncesionare, ndikimi financiar në Bashkinë e Vlorës do të jetë negativ sepse subjekti privat që merr me koncesion parkimet, përfiton me të padrejtë 184.47 mln lekë”, thotë KLSh.

Top Channel