Rama takon Martin Schulz: Reforma në drejtësi kalon në vjeshtë

13/07/2015 00:00

Kryefjala e takimit mes kreut të Parlamentit Europian, Martin Schulz dhe Kryeministrit Edi Rama ishte drejtësia.

Në fund të takimit, në fjalën e shkurtër mbajtur para mediave, kryeministri Rama përsëriti edhe njëherë tjetër zotimin e mazhorancës për të përfunduar në vjeshtë reformën në drejtësi.

“Folëm për sfidat që ka vendi, ku kryesfida është reforma në drejtësi dhe ne këtë kryesfidë do ta kalojmë në vjeshtë”, tha Rama.

Nga ana e tij, kreu i PE-së falenderoi Shqipërinë për qëndrimin e njësuar që ka mbajtur me Bashkimin Europian sa i takon marrëdhënieve me Rusinë. Ai tha se BE po kalon ditë të vështira, por u shpreh i kënaqur për arritjen e një marrëveshjeje me palën greke dhe u shpreh optimist për të ardhmen.

Top Channel