Kryeministri Edi Rama pret ndihmës-sekretaren amerikane të Shtetit

13/07/2015 00:00

Pas takimeve që pati me presidentin Nishani dhe me kreun e opozitës, Basha, ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit, Nuland u takua pasditen e së hënës edhe me kryeministrin Edi Rama.

Pas takimit, Rama u shpreh se me ndihmës-sekretaren amerikane të Shtetit ka folur në lidhje me zgjedhjet e suksesshme të 21 Qershorit, por edhe për progresin e reformave në rajonin tonë.

Më herët kryeministri i vendit u takua edhe me kreun e Parlamentit Europian, Martin Schulz.

Top Channel