Nuland, me gazetarët: Duhet bashkëpunim për reformën në drejtësi

13/07/2015 00:00

Victoria Nuland, zëvendës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe ato Euroaziatike, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët i bëri një bilanc vizitës së saj disaorëshe në Tiranë.

Ajo tha se në takimet e zhvilluara  me udhëheqësit shqiptarë dhe kreun e opozitës ka marrë angazhimin e tyre për ta çuar përpara reformën në drejtësi.

“Këto angazhime ne do t’i shikojmë nga afër”, u shpreh Nuland, e cila shtoi se populli shqiptar ka pritur tejet gjatë për një drejtësi të pastër dhe që kjo të arrihet, për të sjellë ndryshimin e kërkuar nga të gjithë, duhet bashkëpunim i të gjitha forcave politike.

Ndërsa për çështjen e dekriminalizimi, Nuland sygjeroi se duhet të kryehen ndryshime të forta ligjore për t’i penguar partitë në kandidimin e personave me të shkuar kriminale.

Zonja Nuland vlerësoi angazhimet e Shqipërisë në luftën kundër ekstremizmit, duke theksuar se Shqipëria është lider në të gjithë rajonin me përpjekjet e saja kundër ekstremizimit.

Top Channel