Nata e Kadrit, myslimanët kremtojnë në shesh me një program të veçantë

13/07/2015 00:00

Për të dytin vit radhazi Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në nder të Natës së Kadrit, ka organizuar faljen e Namazit të Teravisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet.

Qindra besimtarë janë falur dhe kanë kryer ritet fetare në atë që cilësohet si një ndër netët më të shenjta, pasi në këtë natë, sipas fesë islame,  ka nisur dhe zbritja e Kuranit në tokë.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj iu drejtua të gjithë besimtarëve të pranishëm me urimin që edhe 11 muajt e tjerë të vitit të kenë begatinë e Muajit të Ramazanit.

“Agjërimi i Muajit të Ramazanit furnizon ndërgjegjen me energji shpirtërore. Njeriu në konceptin islam është një qenie me shpirt, trup dhe mendje. Nata e Kadrit shënon nivelin më të lartë të triumfit të së mirës ndaj të keqes

Faljet në Natën e Kadrit konsiderohen si më të rëndësishmet për besimtarët myslimanë.

Top Channel