Muaji Ramazanit, Basha shtron iftar

13/07/2015 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shtruar mbrëmjen e së hënës një iftar, me rastin e muajit të Ramazanit, iftar ky i cili përkoi dhe me Natën e Kadrit.

Duke u uruar agjërim të lehtë e të pranuar, Basha uroi që vendime të mira të merren këtë natë për çdo shqiptar.

“Uroj që në këtë natë të madhërishme, vendime të mira të merren për të gjithë ne, për shoqërinë tonë, për shqiptarët anembanë, vendime që do e bëjnë më të lehtë jetën e qindra, mijëra qytetarëve që sot janë në vështirësi e për të cilët regjimi fizik i agjërimit nuk ndryshon shumë nga realiteti i përditshëm i mungesës së bukës së gojës dhe sendeve elementare të një jete të mundimshme”, u shpreh Basha.

Gjithashtu Basha uroj qe lutjet e të gjithëve besimtarëve që kanë mbajtur agjërim në këtë muaj të shenjtë, të shërbejnë për të larguar sadopak lakminë që verbon sytë.

“Lakminë për pasuri, për para e për pushtet dhe të na bëjë të gjithëve më të devotshëm për t’u rritur jo vetëm në lartësinë e detyrës që na kanë ngarkuar, por edhe në lartësinë e pritshmërive hyjnore, për t’i shërbyer më shumë qytetarëve të këtij vendi, për të dhënë më shumë dhe për të kërkuar e marrë më pak prej tyre”, deklaroi Basha.

Top Channel