Arratisja e “El Chapos”, shkarkohet drejtori i burgut. Shpërblim për informatorët

14/07/2015 00:00

Drejtori i burgut të sigurisë së lartë, prej të cilit u arratis lordi i drogës, Joaquin Guzman, i njohur ndryshe si “El Chapo”, është shkarkuar. Ky vendim është bërë publik nga vetë ministri i Brendshëm meksikan, Osorio Chong.

Autoritetet ofrojnë 60 milionë pesos, ose rreth 4 milionë dollarë, për ata që kanë informacione dhe do të ndihmojnë në kapjen e Guzman.

Autoritetet gjithashtu kanë publikuar një foto, që tregon se si duket “El Chapo” aktualisht. Fotoja tregon liderin e kartelës “Sinaloa” pa flokë, pa mjekër dhe pa mustaqet e famshme.

Ministri Chong ka ftuar të gjithë qytetarët që të ndihmojnë në kapjen e Guzman, ndërsa ka paralajmëruar se së shpejti do të publikohet edhe një video ku tregohen momentet e fundit te “El Chapos” në burg.

Top Channel