Lushnjë, në pranga drejtori i Hipotekës. Mori 3000 euro ryshfet

14/07/2015 00:00

Drejtori i Hipotekës në Lushnjë është arrestuar nga policia me akuzën e korrupsionit pasiv. 29-vjeçari Elvis Bajaziti, së bashku me shoferin e tij, është vënë në pranga pas një urdhëri të prokurorisë.

Bajaziti i ka marrë 3000 euro një qytetari në këmbim të një certifikate pronësie.

Mbi drejtorin e Hipotekës rëndon edhe akuza e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.

Top Channel