Shkodër, asgjësohen 1822 rrënjë kanabis në disa fshatra

14/07/2015 00:00

Policia e Shkodrës ka njoftuar të martën asgjësimin e 1822 bimëve kanabis sativa në disa fshatra.

– 5 parcela me 1037 rrënjë kanabis u gjetën në fshatin Malagji.

– 6 parcela me 223 bimë kanabis u gjetën në fshatin Mlloj, në Vaun e Dejës

– 3 parcela me 562 rrënjë bimë narkotike u gjetën në fshatin Xhaj, në Malësinë e Madhe

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit.

Top Channel