Vlorë, ndërron jetë një i moshuar në autobusin e linjës Himarë-Tiranë

14/07/2015 00:00

Një i moshuar ka ndërruar jetë në autobusin e linjës Himarë-Tiranë, gjatë ditës së martë.

Punonjësi i shërbimit interurban ka konstatuar të moshuarin pa jetë në sediljen e autobusit.

Policia bën me dije se i moshuari që ndërroi jetë në autobus është shtetasi Namik Muho, 60 vjeç.

Eksperti mjeko-ligjor ka konstatuar se vdekja e 60-vjeçarit ka qenë për shkaqe natyrale.

Top Channel