Korçë, automjeti përplas motorin; plagosen rëndë burrë e grua

14/07/2015 00:00

Dy persona janë plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të regjistruar mëngjesin e së martës përgjatë aksit nacional Korçë-Bilisht.

Sipas të dhënave, ngjarja ka ndodhur pranë fshatit  Dishnicë, kur një motor pa targa është përplasur nga një mjet me targë “AA 238 AT”, me drejtues shtetasin Romeo Xhaçka.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar drejtuesi i motorit dhe bashkëshortja e tij. Sipas policisë, të dëmtuarit janë identifikuar si Arjan dhe Eva Çaushi, respektivisht 42 dhe 30 vjeç, të cilët janë transportuar drejt  Spitalit Rajonal të Korçës në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor që ka mbërritur në vendngjarje ka bërë me dije se shkak i këtij aksidenti dyshohet të ketë qenë hyrja në një parakalim të gabuar nga ana e drejtuesit të automjetit. 

Top Channel