Celentano-Mori, 50 vite bashkë

14/07/2015 00:00

Ata janë një nga çiftet më të bukur dhe më jetëgjatë në botën e kinemasë dhe sot festojnë 50-vjetorin e martesës. Bëhet fjalë për çiftin Adriano Çelentano dhe Claudia Mori. Në fillimet e karrierës së saj, në vitin 1963, Claudia e takoi Adrianon në setin e filmit “Uno strano tipo”.

Dashuri me shikim të parë për të dy, dhe aktori ndahet nga e fejuara Milena Cantu për t’u martuar më 14 korrik 1964, në fshehtësi të plotë, natën, në kishën San Francesco në Grosseto.

Kështu, lindi çifti më i bukur në botë, ndërsa për të festuar 50-vjetorin, vetë Claudia Mori ka shkruar një libër plot dashuri për Adrianon e saj “Due guerrieri innamorati” (Dy luftëtarë të dashuruar).

FOTO GALERI
1/5
Ata janë një nga çiftet më të bukur dhe më jetëgjatë në botën e kinemasë dhe sot festojnë 50-vjetorin e martesës.

Top Channel