“Derisa vdekja të na ndajë” përjetësohet në fotot e dasmës

14/07/2015 00:00

Një çift sipërmarrësish duket se i kanë dhënë kuptim shprehjes “derisa vdekja të na ndajë”, teksa fotot zyrtare të dasmës i bëjnë pranë një arkivoli. Jeni Tay, 29 vjeçe, dhe i fejuari i saj Darren Cheng, ashtu si çdo çift tjetër kanë bërë fotot e dasmës, me përjashtim të arkivolit të bardhë që shkëlqen.

Në këto foto që duken më të përshtatshme për Hallouinin se sa për dasmën e tyre që e kanë planifikuar për në tetor, çifti nga Singapori ka bërë një set fotosh pranë arkivolit.

Tay thotë se është frymëzuar nga temat e çuditshme nga puna e saj dhe të fejuarit të saj, duke theksuar se vdekja luan “pjesën qendrore dhe më të rëndësishme” në foto.

“Një pjesë e madhe e fotove tona është frymëzuar nga puna jonë. Fotot e dasmës bëhen zakonisht në vende që mbahen mend. Dhe për ne, vendi i punës është i tillë. Është e rëndësishme të flasësh pqër vdekje, pjesë e jetës së të gjithëve. Disa shoqëri aziatike e portreziojnë me nota negative dhe ne shpresojmë të thyejmë disa tabu, duke inkurajuar njerëzit të pranojnë hapur vdekjen”, thotë Tay për BBC-në.

Fotot para dasmës janë shumë të zakonshme për çiftet në Singapor, megjithatë ato me temë funerale janë ndoshta më të papërdorurat. Fotot kanë ngjallur mjaft debate, ndërsa përdoruesit vlerësojnë “zgjedhjen unike” të çiftit.

Megjithatë, Tay thotë se përgjigjet kanë qënë shumë pozitive, por sigurisht që këto foto nuk do të shfaqen në banketin e dasmës së tyre, me frikën se disa prej të ftuarve me tradita tradicionale, mund të mërziten.

FOTO GALERI
1/6
`Derisa vdekja të na ndajë`

Top Channel