Cristiano provokon, Pepe ia kthen me “përkëdhelje”

14/07/2015 00:00

Gjatë një seance stërvitore të Realit të Madridit në Melburn të Australisë, Cristiano Ronaldo u “tall” me Pepen në një kuadrat dhe vazhdoi ngacmimin ndaj bashkëpatriotit të tij, duke e shtyrë në shpatulla.

Mbrojtësi, i cili njihet për ashpërsinë e tij në lojë, nuk vonoi ta ndëshkonte Ronaldon për këto veprime.

Në rastin më të parë që sulmuesi preku sërish topin, Pepe e shkeli në këmbë me taka dhe, duke qeshur, i kujtoi Ronaldos që të ketë kujdes herë tjetër.

Top Channel