AKU bllokon në Tiranë një sasi mishi, ishte pa vulën e veterinerit

14/07/2015 00:00

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), ka bllokuar një sasi mishi në Tiranë, pasi ishte pa vulën e veterinerit.

Sipas burimeve nga AKU, janë evidentuar dy raste të tilla pa vulën e veterinerit, një në markatën e mishit pranë Pazarit të Ri dhe një tjetër në një dyqan mishi pranë Senatoriumit, në Sauk.

Mësohet se inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë marrë masa administrative ndaj abuzuesve.

Deri tani janë inspektuar 1155 biznese ushqimore, ku janë vendosur 10 gjoba dhe 5 biznese janë paralajmëruar.

AKU paralajmëron qytetarët “të kenë kujdes dhe të kontrollojnë produktet, si dhe të shmangin blerjet në rrugë e në mjedise të hapura”.

Top Channel