Nis ngjitja e malit në Turin e Francës

14/07/2015 00:00

Java e dytë e Turit të Francës 2015 do të startojë me një garë jo dhe aq shumë të lehtë, sidomos në fundin e saj. Bëhet fjalë për etapën e 10 që starton në Tarb dhe përfundon në La Pjerr Sont Martin.

Kjo garë është e gjatë 167 km dhe paralajmëron nisjen e malit. Dhe pikërisht në 15 kilometrat e fundit të kësaj etape do të shihen dhe favoritët e garave malore.

Pretendentët e kësaj gare do të jenë Kris From, i cili nuk mund të lejojë kurrsesi t’i ikë fanela e verdhë nga duart; Alberto Kontador dhe Nairo Kuintana, i cili ka përmirësuar kohën e tij nga gara në garë.

Top Channel