Gjermani, mbi 22 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në 6 muaj

14/07/2015 00:00

Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka publikuar raportin e muajit qershor për numrin e shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil në këtë vend.

Sipas Ministrisë së Brendshme gjermane, shqiptarët renditen në vend të dytë për këtë muaj, me 5932 kërkesa, ndërkohë që në vend të parë janë sirianët me 7562 kërkesa për azil.

Ndërkohë, shtetasit nga Kosova renditen të gjashtët me 1581 kërkesa për azil për qershorin.

Sipas shifrave të publikuara nga autoritetet gjermane, nga janari i këtij viti dhe deri në qershor, janë 22209 shqiptarë që kanë kërkuar azil në Gjermani, një shifër rekord në krahasim me azilkërkuesit nga vendet e tjera të Europës dhe botës, me përjashtim të sirianëve që mbeten në vend të parë.

Top Channel