“Njerëzit habiten kur them se jam 24-vjeçe”

14/07/2015 00:00

Bukuroshja bjonde Margot Robbie ka treguar për numrin e fundit të revistës “Elle” se mosha e saj e re habit shumë njerëzit. 24-vjeçarja ka folur rreth moshës, teksa ka pozuar për kopertinën e kësaj reviste, ku duket më seksi se kurrë më parë.

“Njerëzve u duket e habitshme kur u them se jam 24-vjeçe,” ka thënë ajo. “Njerëzit mendojnë se jam 10 vjet më e madhe”.

Tina Fey, e cila ka luajtur përkrah Robbie në filmin “Fun House”, ka thënë se kjo ndodh për shkak të roleve serioze që ajo luan.

Top Channel