Schulz viziton Akademinë e Policisë: Kurajo në luftën kundër krimit

14/07/2015 00:00

Kreu i Parlamentit Europian, Martin Schulz vizitoi këtë të martë Akademinë e Policisë, rikonstruksioni i të cilës është kryer me fondet e Bashkimit Europian.

Ai bëri një ndalesë të gjatë në pjesën më të madhe të mjediseve të kësaj shkolle dhe shprehu interes për muzeun e Policisë së Shtetit që ndodhet brenda shkollës.

I shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe përfaqësuesja e BE-së në vendin tonë, Schulz u njoh edhe me ndryshimet që ka pësuar kjo shkollë, e cila në shtator rikthehet sërish në akademi.

Pasi pa të gjitha ambientet e reja, ai takoi një grup të vogël punonjësish të rinj të policisë, duke u folur atyre për rëndësinë që ka një shtet i sigurtë.

Schulz tha se, të rinjtë duhet të kenë vendosmëri për të luftuar grupet kriminale, ndaj dhe investimi i dhënë për rikonstruksionin e kësaj shkolle duhet t’i shërbejë këtij qëllimi.

Top Channel