Rusia zgjidh kontratën me Fabio Capellon

14/07/2015 00:00

Federata Ruse e Futbollit zgjidhi kontratën me Fabio Capellon si trajner i përfaqësueses, 3 vjet para Botërorit që do të zhvillohet në Rusi.

Përveç pagës së lartë, rezultatet aspak të mira deri tani kanë detyruar drejtuesit e Federatës të largojnë italianin 69-vjeçar.

Nuk dihet se kush do të jetë zëvendësuesi i Capellos, por mediat vendase theksojnë se trajneri i CSKA-së së Moskës, Leonid Slutski, mund të drejtojë kombëtaren për ndeshjet e mbetura të eleminatoreve të “Euro 2016”.

Top Channel