Tekstet shkollore dixhitale, këtë shtator nis eksperimentimi në disa shkolla

14/07/2015 00:00

Tekstet shkollore po rishikohen jo vetëm në përmbajtje, por edhe në formë. Për të zhvilluar një orë mësimi sa më të këndshme dhe më afër nxënësve, këtë shtator në disa shkolla do të aplikohen librat e dixhitalizuar për mësuesit, ndërkohe që nxënësit do të vijojnë të mësojnë me tekste të shtypura. Ky portal u jep më shumë mundësi mësuesve të jenë më të qartë, por edhe më bashkëkohorë.

“Nuk ndajmë mendimin se duhet të zëvendësohet libri me libër elektronik, por jemi të atij mendimi se libri i printuar ka nevojë për mbështetje të një libri elektronik. Kjo për ta bërë orën më interesante dhe tërheqëse dhe për vetë mësuesin, duke përdorur të gjitha këto mundësitë që jep ky program, t’i bëjë që nxënësi ta ndjejë lëndën, të jetë më i sigurtë në atë që sheh dhe dëgjon”, thotë Latif Ajrullai.

Zbatimi i këtij projekti do të kërkojë jo vetëm trajnimin e mësuesve, por edhe pajisjen e klasave me mjetet e duhura teknologjike.

Top Channel