Berat, 2 të arrestuar për kultivim kanabisi

14/07/2015 00:00

Strukturat e Policisë së Qarkut Berat kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy personave për kultivim kanabisi gjatë ditës së martë.

Policia e Beratit ka vijuar operacionin e koduar “START 2015” dhe në lagjen “Jani Vruho”, Berat, janë gjetur dhe asgjësuar 19 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa, të cilat varionin nga 60-90 cm të larta.

Dy personat e dyshuar si posedues të bimëve narkotike janë arrestuar në flagrancë nga policia. Ata janë shtetasit: Ergys Petro, 21 vjeç, Gjergji Shkurti , 54 vjeç, ndërsa 24-vjeçari me inicialet E.Q procedohet në gjendje të lirë.

Top Channel