Durrës, arrestohet 27-vjeçari për armëmbajtje pa leje; i gjenden dy automatikë

14/07/2015 00:00

Një 27- vjeçar nga Shijaku është arrestuar në flagrancë në qytetin e Durrësit, ku i janë sekuestruar dy automatikë model 56, 41 fishekë pistolete kalibri 9 mm dhe 58 fishekë automatiku të kalibrit 7.62 mm.

Burime policore bëjnë të ditur se i arrestuari është shtetasi Lorenc Qehaj me banim në Shijak.

Armët e fishekët e sekuestruar në cilësinë e provës materiale iu gjetën gjatë kontrollit në banesën e administruar prej tij, në lagjen 8 të qytetit bregdetar.

Ndaj të riut është ngritur akuza e prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve.

Top Channel