Chris Froom, i jashtëzakonshëm në malore, triumfon në etapën e 10

14/07/2015 00:00

Sprinti i jashtëzakonshëm 6 km nga fundi qëlloi fatal për rivalët, ndërkohë që i dha triumfin Chris Froome, i cili fitoi etapën e 10 në Turin e Francës.

30-vjeçari britanik konsolidon dhe hipotekon fanelën e verdhë, pasi distanca mes tij dhe ndjekësve më të afërt i kalon 2 minutat.

Në vendin e dytë u rendit Richi, një tjetër pjësëtar i skuadrës Sky, ndërsa në të tretin Quintana.

Chris Froome, i cili fitoi Turin e Francë në vitin 2013, është kthyer në qendër të vëmendjes për fuqinë e jashtëzakonshme që po tregon në biçikletë.

Shumë persona dyshojnë dhe mendojnë se ai edhe mund të përdorë substanca të ndaluara, që i japim më shumë fuqi gjatë garave, por menaxheri i skuadrës së Sky, Brelsford thekson se Froome është një nga çiklistët e pakët që nuk kanë dalë asnjëherë në testet antidoping.

Top Channel