Thaçi: Votimi për Gjykatën Speciale, pasi të sigurohen votat

14/07/2015 00:00

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se qeveria nuk do të procedojë amendamentin kushtetues për formimin e Gjykatës Speciale pa u siguruar se i ka votat e mjaftueshme në Kuvend për ta miratuar atë.

“Ne jemi duke punuar që një votim i tillë pozitiv të ndodh sa më shpejt që është e mundur. Sa më tepër shtyhet gjërat mund të ndërlikohen. Por jemi në koordinim si spektër politik, në të njëjtën kohë edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë që votimi i ardhshëm të mbahet në momentin që të jemi të sigurt që janë votat e mjaftueshme, sepse nuk guxojmë të gabojmë dhe të dështojnë”, tha Thaçi.

Përfaqësuesit e partive të koalicionit qeveritar janë duke biseduar me deputetët e tyre në Kuvend për t‘i bindur ata që duhet ta votojnë formimin e Gjykatës Speciale, për të shmangur formimin e saj nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Top Channel