Parada e maturantëve, festa që po bëhet traditë në të gjithë Shqipërinë

14/07/2015 00:00

Përfundimi i gjimnazitështë festë për të gjithë maturantët. Në Tiranë loja me vezë dhe miell është mbizotëruese dhe me anë të saj 18-vjeçarët i japin fund arsimit të mesëm. Por në qytete të ndryshme të Shqipërisë traditat ndryshojnë.

Vitet e fundit gjimnazistët, pasi kanë mbyllur të gjitha provimet, parakalojnë në një paradë në bluevardin kryesor të qytetit të tyre.

Më të spikaturat këto dy vite kanë qenë paradat e Fierit dhe Elbasanit. Në Fier janë mbledhur prindër, nxënës, mësues e qytetarë të shumtë. Të gjithë bashkë janë argëtuar në spektaklin e organizuar nga Drejtoria Arsimore.

Edhe në Elbasan, të rinj nga 26 gjimnazet e këtij rrethi parakaluan në bulevardin “Aqif Pasha” dhe në duar mbanin pankarta të shkollës që përfaqësonin.

Në fund të këtyre aktiviteteve shpërndahen certifikata për nxënësit e shkëlqyer.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel