Tiranë, shpërndanin hashash nga Liqeni, 5 të rinj përfundojnë në pranga

14/07/2015 00:00

Policia e Tiranës arrestoi pesë të rinj të dyshuar si shpërndarës të lëndëve narkotike në kryeqytet.

Personat e arrestuar janë shtetasti Dorjano Çela, 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Sulejman Nazja, 31 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Besim Agalliu, 33 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, Xhorxhjan Maloku, 20 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe Armando Selimllari, lindur dhe banues po në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë në kuadër të operacionit “Liqeni” pas informacioneve të marra në rrugë operative se në bashkëpunim të pestë këta persona shpërndanin lëndë narkotike hashash në zonën e Liqenit Artificial dhe Kompleksit Dinamo në kryeqytet.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, u gjetën 45 doza me rreth 33 gram hashash në total dhe u sekuestruan 7 telefona celularë.

Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe dokumentimin e personave të tjerë, që kanë bashkëpunuar me shtetasit e mësipërm, ndërsa materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Top Channel