Champions, Skënderbeu me një këmbë në fazën tjetër; fiton 4-1 ndaj Crusaders

14/07/2015 00:00

Skënderbeu shkatërroi 4-1 Crusaders një rezultat që i hap rrugën korçarëve për t’u kualifikuar në raundin e tretë të Champions League, ndërkohë që me dy gola të shënuar Hamdi Salihi feston më së miri rikthimin e tij pas 9 vjetësh me një skuadër shqiptare në kompeticionet europiane.

“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pavarësisht rezultatit 4-1 që morëm sot. Shënimi i dy golave të tjerë nga ana jonë na bëri që të jemi pak më të qetë, por përsëri duhet të jemi shumë të disiplinuar. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në ndeshjen e dytë edhe me kundërsulmet që do të bëjmë kur kemi topin në zotërim, pasi kësaj skuadre duhet t’i shënosh se s’bën”, u shpreh Mirel Josa, trajner i Skënderbeut.

Korçarët e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen, ku arritën të gjejnë golin e avantazhit në minutën e 15-t me Bakary Nimaga, i cili realizoi pas një krosimi nga krahu i majtë i sulmit.

Ishte minuta e 34-t kur Hamdi Salihi, lojtari i Kombëtares sonë, dyfishoi shifrat, pasi një gabimi të portierit mik. Me këtë rezultat do të mbyllej pjesa e parë.

Vetëm 3 minuta pasi nisi pjesa e dytë, irlandezo-veriorëve arritën të shkurtojnë diferencën në 2-1. Jordan Owens ishte autor i golit.

Më pas gjithçka foli për të besuarit e trajnerit Josa, të cilët shënuan edhe dy gola të tjerë. Në minutën e 76, Bernard Berisha e çoi rezultatin në 3-1, ndërsa ishte sërish Salihi në të 83-ën që vulosi rezultatin në 4-1.

Tashmë Skënderbeu udhëton për në Irlandën e Veriut për ndeshjen 21 korrikut me një rezultat tejet komod për të arritur një kualifikim në fazën tjetër të Champions League.

Top Channel