Tiranë, vetëvritet një 25-vjeçar. I riu u hodh nga një vinç

14/07/2015 00:00

Një person i ka dhënë fund jetës pasditen e së martës në kryeqytet, duke u hedhur nga një vinç i ndodhur pranë një godine në ndërtim në afërsi të bustit të “Ushtarit të panjohur”.

Sipas dëshmitarëve, personi pasi ka qëndruar disa minuta mbi vinç është hedhur duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat fillimisht e kanë pasur të vështirë identifikimin e viktimës, pasi nuk kishte asnjë mjetë identifikimi.

I vetmi send i gjetur ishte një telefon celular, edhe ai i dëmtuar me anë të të cilët u bë i mundur dhe identifikimi i viktimës i cili është shtetasi gjerman Dimo Dralla, 25 vjeç.

Burime nga policia bëjnë me dije se 25-vjeçari kishte vetëm dy ditë që kishte hyrë në shtetin tonë, ndërsa dyshohet se kishte probleme mendore.

Nga ana e tyre, oficerët e policisë janë duke marrë në pyetje rojet e objektit për të kuptuar se si ka mundur 25-vjeçari të hipi në vinç pa u vënë re nga askush si dhe njëkohësisht janë duke verifikuar vendqëndrimin e 25-vjeçarit gjatë periudhës që ka qëndruar në vendin tonë.

Top Channel