Ekzekutohet me injeksion vrasësi i Misurit

15/07/2015 00:00

Vrasësi i Misourit që i mori jetën një 19-vjeçareje në vitin 2001, që fillimisht e kishte përdhunuar dhe më pas lidhur në një pemë në varreza, është ekzekutuar, pasi Gjykata Supreme në SHBA dhe Guvernatori i shtetit refuzuan të bllokojnë ekzekutimin.

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë të gjitha apelet e 55-vjeçarit David Zink, ndërsa Guvernatori Jay Nixon refuzoi të bënte një kërkesë për mëshirë.

Sipas autoriteteve, Zink është ekzekutuar me një injeksion, ndërsa i janë dashur më pak se dhjetë minuta për të ndërruar jetë.

“David Zink mori jetën e një 19-vjeçareje, ndërsa duhet ta paguajë duke e humbur të vetën. Nuk mund ta përfytyrojmë tmerrin që ka përjetuar Amanda Morton natën e rrëmbimit”, thuhet në deklaratën e Gjykatës.

Në letrën e fundit, Zink i ka kërkuar falje familjes së viktimës, duke shkruar se uronte që ekzekutimi i tij të sillte paqe për ata. Ai gjithashtu i ka kërkuar falje edhe familjes dhe miqve të tij.

Top Channel