Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kritikuar marrëveshjen që liderët e Eurozonës i ofruan Greqisë.

Kreditori kryesor i shtetit helen ka deklaruar se borxhi publik i Greqisë është bërë “tërësisht i paqëndrueshëm” dhe për rrjedhojë duhet më shumë lehtësim.

Redaktori ekonomik pranë BBC, Robert Peston deklaroi se kritikat e Fondit ishin të ashpra. FMN sugjeroi opsione që përfshinin edhe rishkrimin e borxhit, një lëvizje kjo e kritikuar ashpër nga kreditorët e tjerë.

Parlamenti grek duhet të miratojë ndërkohë 4 klauzola të legjislacionit brenda së mërkurës. Është kërkesa e parë që rrjedh nga marrëveshja, e arritur të hënën pas shumë orë negociatash.

Masat, që hasin rezistencë nga deputetët e partisë së kryeministrit Alexis Tsipras, përfshijnë rritje të taksave dhe shkurtim të pensioneve.

Greqia i detyrohet mbi 10 për qind të borxhit të saj FMN-së. ajo tashmë ka kaluar dy afatet për shlyerjen e tyre dhe është vendi i parë i BE-së që ka bërë një veprim të tillë.

Peston thotë se qëndrimi i FMN-së e bën edhe më të vështirë për Tsipras përpjekjen për të bindur parlamentin e Athinës të mbështesë masat.

Gjithashtu, ai vë në dyshim vlefshmërinë e reformave të kërkuara nga Eurozona dhe miraton ato kushte të shkruara në letër, për të cilat populli grek ka kundërshtuar aq shumë.

Top Channel