Parandalimi i aksidenteve, 4 të arrestuar në Fier; nuk kishin leje drejtimi

15/07/2015 00:00

Agjentët e qarkullimit rrugor në qarkun e Fierit, gjatë patrullimeve të kryera në orët e natës kanë identifikuar dhe ndaluar 4 persona për kundravajtje.

Sipas një njoftimi për shtyp, personat e arrestuar janë të rinj të moshave nga 22 në 33 vjeç.

Konkretisht, në pranga kanë rënë shtetasit Ervin Shehaj, nga fshati Plyk; Mikail Pina nga fshati Dukas; Ëngjëll Demçe nga fshati Fermë-Çlirim; dhe Lisjen Çepele, banues në Roskovec, përkatësisht 30, 33, 26 dhe 22 vjeç.

Në njoftimin për shtyp saktësohet më tej se 30-vjeçari Shehaj ishte në drejtim të një automjeti tip “Honda” pa leje drejtimi, ndërsa tre të tjerët drejtonin motorë të markave “Kawasaki” dhe “Yamaha”, të papajisur me targa dhe pa pasur leje drejtimi.

Top Channel