Korrupsioni, pranga inspektorit të Policisë Rrugore

15/07/2015 00:00

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Tiranë ekzekutoi vendimin e gjykatës së kryeqytetit për caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg” ndaj inspektorit të Policisë Rrugore, Edmond Jupe.

Sipas burimeve zyrtare, inspektori është arrestuar për kryerje të veprave penale: “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”.

Arrestimi është kryer pas një hetimi të përbashkët 6-mujor të SHÇBA-së dhe Task Forcës në Prokurorinë e Tiranës.

Inspektori Jupe punonte pranë trupës së shërbimit në seksionin e menaxhimit të trafikut urban dhe shoqërimit të të arrestuarve në komisariat.

Top Channel