Videoja e vrasjes në Sarandë, policia publikon dhe fotot e të akuzuarve

15/07/2015 00:00

Policia arrestoi një ditë më parë tre persona si pjesëmarrës në vrasjen e një shtetasi në qytetin e Sarandës, ndërkohë që në kërkim janë ende tre të tjerë.

Në një video të regjistruar nga kamerat e sigurisë të bizneseve të zonës duken vrasësit duke ikur me vrap pasi qëlluan dhe lanë pa jetë shtetasin Edmond Theodhori, më datë 10 korrik.

Të arrestuarit janë Enkelejd Hysa, 25-vjeç dhe banues në Laç; Ylli Reçi, 23-vjeç dhe banues në Gjorm-Krujë; Ajman Zyba, 21-vjeç dhe banues në Laç.

Ndërkohë, të afërmit Gani, Elion dhe Keivi Hysa (poshtë në foto), përkatësisht të moshave 41, 31 dhe 23 vjeç, të tre nga fshati Gjorm i Krujës, janë shpallur në kërkim.

Pas një konflikti për motive të dobëta me pronarin e një lavazhi, të tre këta persona kanë thirrur edhe disa të tjerë dhe kanë nisur të kërkojnë Edmod Theodhorin nëpër qytet.

Pasi e kanë gjetur, ata kanë rrethuar mjetin dhe kanë thyer xhamat me shkopinj bejzbolli dhe qytën e pistoletës, ndërsa pas kësaj njëri prej tyre i është afruar dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas kryerjes së krimit, të gjithë autorët janë larguar menjëherë nga qyteti i Sarandës ku ndodheshin me pushime, në drejtim te vendbanimeve të tyre. Policia po punon intensivisht për gjetjen dhe prangosjen e tyre. 

FOTO GALERI
1/4
Gani Hysa

Top Channel