Kotzias nis vizitën në Tiranë, ofertë të re për shelfin detar

15/07/2015 00:00

Ministri i Jashtëm grek, Nikolas Kotzias ka nisur vizitën zyrtare në Tiranë. Takimin e parë shefi i diplomacisë së vendit fqinj e pati me homologun shqiptar Ditmir Bushati.

Vizita merr rëndësi pas një periudhe jo të mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve, pasi Greqia nisi kërkimet për naftë dhe gaz në zonën detare shqiptare.

Ajo që pritet me interes është qëndrimi i Athinës për marrëveshjen detare. Mediat në Athinë kanë shkruar se, Kotzias ka ardhur me një ofertë të re për Tiranën, për delimitimin e shelfit kontinental.

Ministri i Jashtëm grek, në vizitën dyditore në TIranë do të takohet me të krerët më të lartë të institucioneve dhe politikës së jashtme.

Top Channel