Shkodër, arrestohet transportuesi i azilantëve

15/07/2015 00:00

Policia e Shkodrës arrestoi këtë të enjte 27-vjeçarin Mirsad Shabanaj, banues në qytetin verior.

Ndalimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Bajzë-Hot, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Bajzës, ai po përgatitej për të kaluar kufirin së bashku me dy familje me automjetin e tij, tip furgon.

Nga hetimet paraprake mësohet se këta shtetas po udhëtonin drejt Belgjikës, me qëllim për të kërkuar azil.

Shabanaj akuzohet për veprën penale të “ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Top Channel