Monedhë e re për ditëlindjen e Princit George

15/07/2015 00:00

Për të festuar ditëlindjen e dytë të princit George, Royal Mint (prodhuesi i monedhave britanike), do të nxjerrë një sasi të limituar të monedhës 5 paund me legjend e St. George dhe Dragoit.

Më 22 korrik, princi George mbush dy vjeç. Monedha është dizenjuar nga artisti Christopher Le Brun, ndërsa në pjesën tjetër do të jetë sërish portreti aktual i Mbretëreshës nga Jody Clark.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, Mbretëresha dhe kancelari George Osborne kanë dhënë aprovimine tyre për monedhën e argjendtë, që do të kushtojë 80 paund. Do të prodhoet një sasi prej 7500 monedhash. St. George është një figurë familjare në monedhat britanike, që nga shfaqja e tij në disa monedha ari gjatë mbretërimit të Henry VIII.

Top Channel