Grupi i tritolit, Prokuroria kërkon 43 vite burg për tre të akuzuarit

15/07/2015 00:00

Prokuroria për Krimet e Rënda ka kërkuar një dënim prej 43 vitesh për tre personat e akuzuar për prodhim dhe shitje të eksplozivëve. Sipas burimeve zyrtare, është arritur të provohet se ata siguronin, prodhonin dhe shisnin materiale eksplozive, me përmbajtje lëndë plasëse C4.

Kleo Gjinkola, Fran Kolaj dhe Alban Dodaj, të tre ushtarë profesionistë, banues në Lezhë, prodhonin dhe shisnin sipas porosive bomba me mekanizma shpërthyer nga distanca, kundrejt shumave 1500-2500 euro. Këta shtetas janë hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg” dhe janë arrestuar më 30 qershor të vitit të kaluar.

Prokuroria për Krimet e Rënda kërkon konkretisht dënimin me 15 vite burgim për Kleo Gjinkola dhe me nga 14 vite burg për secilin nga shtetasit Fran Kolaj dhe Alban Donaj.

Top Channel