“Faleminderit që na dhe djalin tënd”

15/07/2015 00:00

Eminem e ka bërë të ditur dhe më parë se ndikimin më të madh tek ai e ka patur Tupac Shakur. Tashmë në një vizatim të tijin dërguar nënës së reperit legjendar, Afeni Shakur, 42-vjeçari me emrin e vërtetë Marshal Mathers, i ka shprehur mirënjohjen e tij për Tupac.

Nuk ka një datë të qartë se kur është shkruar letra, që përfshin edhe një portret me dorë të 2Pac, por e sigurtë që kjo ka ndodhur pas shkëlqimit të Eminem.

E postuar në Reddit, letra thuhet se është pjesë e qendrës së koleksionit të Tupac Amaru Shakur, dhe është publikuar në 2007 në librin e kujtimeve për Tupac.

“Kur ndihesha keq, sigurisht para famës, e dija se nëse do dëgjoja Tupac, gjërat nuk do të dukeshin aq keq”, shkruan Eminem.

Top Channel