Vrasja e 1997-s, rivarrosen eshtrat e Dëshmorit të Atdheut

15/07/2015 00:00

Është zhvilluar në qytetin e Durrësit ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Dëshmorit të Atdheut, Agron Dragoi.

Ceremonia, e organizuar nga pushteti vendor dhe Komanda e Forcave Detare, nisi në hollin e teatrit “Aleksandër Moisiu” për t’u mbyllur tek Mauzoleumi i Dëshmorëve.

Me shpalljen Dëshmor i Atdheut, eshtrat e Dragoit u zhvendosën nga varrezat e Përmetit në ato të Dëshmorëve të qytetit të Durrësit.

Në korrik të vitit 1997, Agroni, 23-vjeçar, pjesëtar i Flotës Luftarake, mori detyrën nga Komanda e Repartit të Bisht Pallës për të shkuar në Përmet.

Vendi ishte përfshirë në kaosin e firmave piramidale e teksa shkonte për në Ballaban bashkë me shumë të tjerë, një bandë e armatosur që plaçkiste tregtarët dhe banorët e zonës u kishte zënë pritë.

Dragoi u vendos në mbrojtje të tregtarëve, por mbeti i vrarë me armë zjarri. 18 vjet pas kësaj ngjarjeje, eshtrat e tij do të prehen krahas dëshmorëve të tjerë që dhanë jetën për atdheun.

Top Channel