Etapa e 11 e Turit të Francës, e gjatë 188 kilometra

15/07/2015 00:00

Etapa e 11 e Turit të Francës, e gjatë 188 km, do të sjellë ditën e dytë në malet Pirenejë.

Segmenti rrugor Pu – Katere, e cila ka 3 malore të vështira do të detyrojë ndarjen në grupe të çiklistëve.

Etapa e 11 është komplet ndryshe me atë të së martës, në të cilën përqendrimi duhej vetëm në maloren e fundit.

Në garën e së mërkurës, çiklistët pretendentë kanë shumë mundësi të vënë në vështirësi britanikun Chris Froome dhe të rihapin Turin e Francës së këtij viti.

Në etapën e 11, çiklistët do të kalojnë edhe në Col Du Tourmalet, pika më e lartë e maleve Pirenejë, 2115 metra mbi nivelin e detit.

Top Channel