Veliaj pyet kryeqytetasit: 3 gjërat që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente?

15/07/2015 00:00

Cilat janë tre gjërat që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente në Tiranë? Kjo është pyetja që kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u drejton kryeqytetasve, në profilin e tij në Facebook.

Natyrisht sugjerimet janë të shumta, që nga lulishtet, masat ndaj qenve të rrugës, ndërtimi i trotuarëve etj.

Veliaj shkruan se tashmë duhen përveshur mëngët për të nisur ndryshimin e shumëkërkuar. Nevoja e parë që jep vetë ai është puna. “Tirana ka nevojë për më shumë punë, punë, punë!”, shkruan Veliaj.

“Edhe pak ditë – gjer sa të ndodhë kalimi i stafetës në Bashkinë e Tiranës nga KQZ – përveshim mëngët për të nisur ndryshimin e shumëkërkuar në qytetin tonë. Tirana ka nevojë për shumë punë, punë, punë! Na tregoni cilat janë 3 gjërat që, sipas jush, kanë nevojë për ndërhyrje urgjente në Tiranë?”, pyet Veliaj.

Ndërkaq, po sot Gjykata e Tiranës ka pranuar dhe shqyrtoi kërkesën e Veliajt për verifikimin e mandatit. Gjatë seancës, vetë Veliaj nuk ishte i pranishëm.

Top Channel