Rivaldo dhe i biri, ose kur goli është çështje familjare

15/07/2015 00:00

Nuk ndodh shpesh të shohësh babë e bir të luajnë së bashku, madje edhe të shënojnë në një ndeshje futbolli.

Një rast i tillë ndodhi në Serinë B të kampionatit Brazilian në ndeshjen mes Mogi Mirim dhe Makae’, e mbyllur 3-1 dhe protagonistë u bënë pikërisht Rivaldo dhe djali i tij, Rivaldinjo.

Rivaldo, ish ylli i Barcelonës dhe përfaqësueses braziliane, kampione e botës në vitin 2002, shënoi golin e dytë për Mogi Mirim, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit. Ndërsa djali i tij, Rivaldinjo vulosi përfundimisht fitoren në 3-1 për Mogi Mirim.

Rivaldo, 43 vjeç, deklaroi kthimin e tij në fushat e lojës muajin e kaluar me synimin për të ndihmuar këtë skuadër, pas një fillimi shumë të dobët të sezonit. Në fakt, Mogi Mirim, përpara fitores me Makae’ ishte në vendin e fundit në renditje. Rivaldo kishte deklaruar se ishte i lumtur tek pa emrin e tij, bashkë me atë të të birit, në tabelën e golashënuesve të ndeshjes.

Top Channel