Lapsusi i ministrit grek: Faleminderit Dhimitri! Bushati: Jam Ditmiri!

15/07/2015 00:00

Konferenca për shtyp e dy ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikolaos Kotzias, këtë të mërkurë në Tiranë, nuk shpëtoi pa një lapsus të vogël nga ana e kryediplomatit grek.

Ky i fundit, në përfundim të fjalës, para se të merrte pyetjet e gazetarëve, iu drejtua ministrit Bushati duke i shprehur mirënjohjen dhe duke i greqizuar padashje emrin. “Faleminderit Dhimitri!”, tha ai.

Ministri Bushati ka ndërhyrë duke vënë në dijeni në anglisht homologun grek se të qeshurat në sallë u shkaktuan prej lapsusit të tij. “Po qeshin se m’u drejtuat Dhimitri, jo Ditmir”, tha Bushati.

Lapsusi është kaluar me të qeshura nga dy homologët dhe kësaj situate të krijuar nga vetë ai, ministri i Jashtëm grek iu përshtat, teksa shtoi se edhe atij i ngatërronin shpesh emrin duke e thërritur Nikola.

Top Channel