Projektligji i arsimit të lartë shqyrtohet në komision, kundërshtohet nga Senati i UT

15/07/2015 00:00

Deputetët e Komisionit të Medias dhe Arsimit kanë kaluar nen për nen projektligjin e arsimit të lartë, i cili është kontestuar fort nga Universiteti i Tiranës.

Në një mbledhje maratonë, ata kanë diskutuar për të gjithë kapitujt e këtij ligji, i cili pritet të sjellë ndryshime të mëdha në mënyrën e organizimit te strukturave të arsimit të lartë.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi tha se ky projektligji, i cili për Partinë Demokratike është një draft klientelist, po kalohet me shpejtësi nga mazhoranca  për ta miratuar në Parlament.

Gjatë dëgjesave në Komision, pedagogët, por edhe Senati i Universitetit të Tiranës ka kundërshtuar kapitullin e 12, i cili lidhet me financimin dhe kanë theksuar se cënohet autonomia.

Top Channel